Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas arrestimit të tre personave të dyshuar për vrasjen në Gllogjan.
Përmes një postimi në Facebook ai i ka përgëzuar organet e drejtësisë, për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarve.“
“I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan”, ka shkruar Ramosaj
Tutje ai është shprehur se “I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan”.
I pari i Deçanit uroi që raste të tilla, të mos përsëriten më në shqiptari./Gazeta Enigma/