Donald Trump së shpejti do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë si president i 47-të, pas fitores historike ndaj kandidates demokrate Kamala Harris, shkruan Gazeta Enigma.
Në kohën sa ishte Trump president i 45-të, ai kishte dërguar Richard Grenellin si përfaqësues special të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Atij i shkonte “puna mirë” me Avdullah Hotin në atë kohë si kryeministër dhe Hashim Thaçin si president, madje me Kosovën duke nënshkruar një marrëveshje që në qendër kishte ekonominë me Serbinë.
Megjithatë, Grenellit i dolën më pas disa mosmarrëveshje me Kosovën, pasi kryeministër erdhi Albin Kurti, i cili njihet për “kryeneqësinë” e tij karshi faktorit ndërkombëtar.
Por kjo nuk zgjati shumë, pasi në 2020 në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi administrata e Joe Biden. Kurti madje në atë kohë u kishte bërë thirrje mërgatës shqiptare atje që të votojnë për Bidenin kundër Trumpit.
E sikur nuk pritej, Trumpi tani sërish do të vjen në pushtet dhe e pritshme do të ishte që Grenelli sërish të merret me Kosovën dhe Serbinë.
Megjithatë, Reuters raporton se Grenelli mund ta marrë pozitën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, çka nuk do t’i mbetej atij kohë që të merret me dialogun Kosovë – Serbi.
Grenell edhe së fundmi kishte folur për ish-presidentin Thaçi, duke thënë se ai dhe Trumpi do ta bëjnë “të pamundurën” që Thaçi të lirohet nga paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë. /Gazeta Enigma