A do kandidojë edhe për një mandat si presidente, përgjigjet Vjosa Osmani

A do kandidojë edhe për një mandat si presidente, përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten është pyetur nëse po e synon edhe një mandat si presidente, ajo nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, raporton Gazeta Enigma.

Osmani ka deklaruar se asnjë vendimi i saj politik s’është bazuar në kalkulime personale, por vetëm për atë se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët.

“Nga viti i ardhshëm, do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj.Edhe këtë herë, vlerësimi se ku mund të kontribuoj do të bëhet vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tani. Do t’u shërbej qytetarëve të Kosovës për aq kohë sa ata dëshirojnë që unë t’u shërbej atyre”, ka thënë Osmani para mediave pas lansimit të nismës për mbështetjen e qasjes në financa së grave ndërmarrëse.

Kujtojmë se mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026. / Gazeta Enigma.

Related Articles