“A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës”, përgjigjet Bërnabiq

“A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës”, përgjigjet Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës.

Siç raportojnëmediat serbe, këtë deklaratë kryeministrja serbe kur u pyet nga gazetarët, nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”, përcjell Enigma.

Siç shpjegoi Bërnabiq, “në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”.

Bërnabiq theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se “interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

Ajo vlerësoi se në Prishtinë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim.

“është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Bërnabiq./Gazeta Enigma/

Related Articles