Më 13 tetor në Parlamentin Evropian, në rend dite është çështja e Liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Enigma.
12 tetori do të shënohet si ditë historike për Kosovën në Bruksel.
Sot pritet që kolegji i komisionarëve të miratoj raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.
Këshilli Evropian ka deklaruar se regjimi i vizave për kosovarët duhet hequr, pasi që kushtet e kërkuara tani më janë përmbushur.
Për më shumë se tri vite çështja ka mbetur peng pikërisht në Këshill, ku, deri më tash, ka pasur shtete skeptike për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, duke argumentuar se “nuk ka ardhur ende koha për një gjë të tillë”.
Lidhur me këtë Gazeta Enigma, ka pyetur qytetarët e Kosovës se cilat janë pritshmëritë e tyre rreth liberalizimit të vizave, a mendojnë se do të arrihet apo jo?!.
Më poshtë gjeni videon e plotë: