Për nderë të festës së 28 Nëntorit, në Kosovë do të ketë pushim për të gjitha institucionet shtetërore.
Lajmi i konfirmuar për Enigmën nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Po. Besoj që institucionet do të njoftohen nga MPB sot gjate ditës”, tha Kryeziu.
Ndryshe, pushimi për “Festën e Flamurit” bëhet në bazës të Ligjit për festat zyrtare.