A do të ketë shtyrje pa fund edhe në Këshillin e Evropës? Rohde ka një përgjigje

A do të ketë shtyrje pa fund edhe në Këshillin e Evropës? Rohde ka një përgjigje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për situatën e sigurisë në vend, duke thënë se pas sulmit të Banjskës, KFOR-i ka reaguar dhe tash është një qëndrim më i fortë.

I pyetur se në Kosovë kanë frikë se kjo çështje do të shndërrohet në liberalizimin e vizave 2.0. Pra do të ketë shtyrje pa fund edhe në Këshillin e Evropës?

Rohde tha se “Këshilli i Evropës është gjithmonë, le të themi, fruti më i afërt i pemës së Evropës për tu këputur, pra i rrugës suaj për në Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera dhe se Kosova duhet të bëjë përpara se të kemi një votim.”

“Prandaj ne dëshirojmë që të veprohet tani, që të shfrytëzojmë këtë mundësi. Kjo është një mundësi e mirë për të përshpejtuar rrugën e Kosovës drejt strukturave europiane. Këshilli i Evropës është gjithmonë, le të themi, fruti më i afërt i pemës së Evropës për tu këputur, pra i rrugës suaj për në Bashkimin Europian dhe organizatat e tjera. Ne kemi rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, madje me maxhorancë shumë të madhe, por i mbetet qeverisë që vendos. Nga sa kemi parë nga deklarata të ndryshme të partnerëve të afërt të Kosovës, ne presim më shumë për të siguruar mazhorancën me dy të tretat, sepse kemi 10 vendet mos njohëse në Këshillin e Evropës dhe keni një faktor ndikues. Është një rezultat i ngushtë, dhe në mënyrë që të sigurohemi ka gjëra që Kosova duhet të bëjë përpara se të kemi një votim”, tha ai për A2CNN.

Related Articles