A do të ndikojë rritja e çmimit të energjisë elektrike në rritjen e çmimeve të derivateve?

A do të ndikojë rritja e çmimit të energjisë elektrike në rritjen e çmimeve të derivateve?

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të ndikoj në rritjen e çmimeve të derivateve në vend, raporton Gazeta “Enigma”.

Berjani në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma” ka deklaruar se “tarifat e Presidentit Trump po ndikojnë në uljen e çmimit të naftës në tregun global”, dhe kjo po reflektohet pozitivisht edhe në Kosovë.

Sipas tij, çmimet aktuale në tregun kosovar janë: Dizel: nga 1.13 € deri në 1.21 € për litër Benzinë: nga 1.12 € deri në 1.22 € për litër

Berjani shtoi se bursat janë stabile dhe se “nuk ka lëvizje të mëdha që do të shkaktonin rritje”. Ai krahasoi gjithashtu çmimet me ato të vendeve fqinje:

Shqipëri Dizel: 1.78 € Benzinë: 1.79 €, në Serbi Dizel: 1.77 € Benzinë: 1.78 €

“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon,” tha Berjani, duke e cilësuar këtë një avantazh për konsumatorët në vend. /Gazeta Enigma/

Related Articles