Para se të hyni në autolarje, është e nevojshme të hiqni të gjitha mbetjet e borës dhe (sidomos) akullit, sepse furçat mund t’i bartin ato me vete dhe të gërvishtin veturën tuaj.
Ka shumë dilema kur bëhet fjalë për kujdesin e duhur të automjeteve në dimër. Rekomandimet me qëllime të mira variojnë nga këshilla për të larë automjetet në lavazhe sa më shpesh në dimër deri tek këshilla për të shmangur sa më shumë larje makinash për të mbrojtur llakun.
Makina duhet të lahet aq shpesh në dimër sa në muajt e verës, sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC).
Është e pamohueshme që një makinë e pastër mund të dallohet më herët në rrugë sesa një e ndotur – veçanërisht në mot të keq – falë reflektimeve të dritës. Por që nga futja e dritave të detyrueshme të ditës për makinat, ky avantazh nuk është më aq vendimtar.
Pretendimi se papastërtia e dimrit – sidomos kripa në rrugë – ka një efekt jashtëzakonisht gërryes në llak, dhe duhet hequr sa më shpesh nga vetura.
Para se të hyni në autolarje, është e nevojshme të hiqni të gjitha mbetjet e borës dhe (sidomos) akullit, sepse furçat mund t’i bartin ato me vete dhe të gërvishtin veturën tuaj.
/Gazeta Enigma/