Stadiumi i vjetër i Arsenalit ishte në Highbury, Londër, e cila ishte shtëpia e “Topçinjëve” midis 6 shtatorit 1913 dhe 7 majit 2006. Ai njihej gjerësisht si “Highbury” për shkak të vendndodhjes së tij dhe iu dha pseudonimi si “Shtëpia e futbollit”.
Kapaciteti i stadiumit ishte rreth 38 mijë ulëse. Kishte shumë kërkesa që ky stadium të zgjerohej, por ishte anuluar vendimi dhe prandaj klubi vendosi të ndërtonte një stadium të ri, tashmë të quajtur “Emirates”.
Në vendin ku ishte stadiumi i famshëm, tashmë janë ndërtuar disa apartmente, por arkitektët e kanë dizajnuar aq mirë sa që të duket sikur të jetë stadiumi “Highbury”.
Madje në mes të ndërtesave (hapësira e gjelbër) thuhet se fillimisht u vendos bari që ishte në stadium në atë kohë.
Arsenalit këtë stadium nuk do ta harroj asnjëherë, pasi arriti të bëhet klubi i parë në histori që fiton titullin e ligës pa asnjë humbje.