A janë infektuar me COVID-19, ish krerët e UÇK-së në Hagë, Specialja jep detaje

A janë infektuar me COVID-19, ish krerët e UÇK-së në Hagë, Specialja jep detaje

Mediat kosovare raportuan të mërkurën se dy pjesëtarët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë, Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj janë infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta “Enigma”.

Për këtë çështje gazeta ka kontaktuar me Gjykatën Speciale, të cilët e konfirmuan se në mesin e personave që po mbahen në paraburgim ka prej tyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, nuk ka dhënë detaje se për kënd bëhet fjalë.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin Covid të individëve në ambientet e paraburgimit. Megjithatë, mund të konfirmojmë se ka disa rezultate pozitive të testeve”, ka thënë ajo për Gazetën “Enigma”.

“Shërbimet mjekësore janë plotësisht të angazhuara dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv merr shërbime të plota mjekësore duke përfshirë një oficer mjekësor që i viziton të paktën dy herë në ditë’, ka potencuar tutje Griep.

Në pritje të gjykimit në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj./Gazeta Enigma.

Related Articles