A mund të lëkundet nga pozita e presidentes Vjosa Osmani, pas vendimit të Kushtetueses?

A mund të lëkundet nga pozita e presidentes Vjosa Osmani, pas vendimit të Kushtetueses?



Një vendim i Gjykatës Kushtetuese po vlerësohet si indikator që mund ta lëviz Vjosa Osmanin nga ulësja e presidentes, shkruan Gazeta Enigma.

Por çfarë thonë njohësit e sistemit të drejtësisë?

Ehat Miftaraj nga IKD ka dhënë detaje lidhur me mundësinë e shkarkimit të presidentes Vjosa Osmani nga pozita, në rast se Gjykata Kushtetuese i përgjigjet pozitivisht kërkesës së deputetëve Berisha e Kinolli.

Ai ka thënë se sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e  sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht sipas kërkesës së deputeteve Berisha dhe Kinolli të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit AA.nr.29/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Vendimit Anr.736/2021 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e  sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë”, tha Miftaraj.

Sipas tij “në radhë të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të  revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin”.



Tutje ai tha se edhe në rast Gjykata vendos në favor të dy deputeteve, prapë se prape nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes, pasi që kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjës së Presidentës së republikës.

“Rasti konkret nuk mund të krahasohet me rastin e Qeverisë Hoti. Kjo pasi në rastin e Qeverisë Hoti, procedura kushtetuese ka qenë e iniciuar kundër vendimit për zgjedhjen e Qeverisë. Vlerësimi i mandatit të z. Arifi ka qenë aspekt sekondar, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë”, ka shtuar ai.

“Në rastin konkret, procedura kushtetuese nuk është e drejtuar tek vendimi për përzgjedhjen e presidentes, por vetëm tek mandati i një deputeti, anulimi i të cilit mandat, siç u tha, nuk mund të ketë pasoja më vendimet tanimë të nxjerra (Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese është ndjekur në rastin e vendimit për përzgjedhjen e z. Pacolli si president dhe vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti)”, përfundon Miftaraj.

Daka: Osmani mund të rrëzohet

Ndërkohë ndryshe nga IKD, ka deklaruar ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka e cila ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mund të rrëzohet.

Krejt kjo varet nga përgjigja që ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha po e pret nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Sipas Dakës, Kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme.

“Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje”, thotë ajo.

“Ne kemi pasur tashmë një situatë të tillë, apo pak a shumë të ngjashme me këtë, rasti i ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe besoj që kjo situatë do të ishte bukur shumë e ngjashme edhe me atë situatë dhe me siguri që atëherë presidentja aktuale do të duhej të shkonte në rivotim apo konkretisht do ta humbte mandatin e presidentes sepse nuk do të ishte sigurt a i kishte ato vota të cilat i ka marrë kur është votuar para dy viteve, dhe pastaj do të duhej të shkohej në rivotim”, ka deklaruar Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së.

Për çka po ankohet deputeti Berisha?

Gjykata Kushtetuese qe dy vite është duke e trajtuar lëndën e paraqitur nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha. Ai shprehet i shqetësuar që gjatë kësaj periudhe nuk ka akoma një vendim në pretendimet se i janë shkelur të drejtat gjatë kandidimit për deputet më 2021, shkruan tutje Gazeta Enigma.

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pret përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Berisha pretendon se në këtë proces, për shkak të orkestrimit të votave, kandidatët e “Iniciativës Rome” janë zgjedhur deputetë në mënyrë të kundërligjshme, kurse ai ka mbetur jashtë Kuvendit.

“Nuk mendoj që ka pasur ndonjë arsye të madhe për faktin se çështja ka qenë shumë e lehtë për tu gjykuar, thjeshtë me u konstatu Gjykata Supreme a ka ba shkelje kushtetuese në momentin që ka marrë vendimin në atë kohë për orkestrim të votave, për faktin që ndryshe ka vendosur për ne, ndryshe ka vendosur për krejt të tjerët. Përveç ne që jemi dëmtuar prej atij vendimi, të tjerëve u është konfirmuar ajo çka kanë pretenduar”, ka deklaruar ai.

Kushtetuesja, që po e trajton këtë lëndë nga 2021-ta, është duke e trajtuar me seriozitet të lartë këtë lëndë, por që nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast.

Nëse Berisha fiton rastin në Kushtetuese, ai pretendon se një deputet nga komunitetet joserb do ta humb mandatin. Një rast i tillë në Kosovë kishte ndodhur kur një deputet ka humbur pozitën gjatë mandatit, është ai i Ethem Arifit. / Gazeta Enigma.

Related Articles