I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguai i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak do ta vizitojnw Kosovwn sot dhe neswr.
Të dërguarit e posaçëm në Kosovë do të takohen me liderët e partive opozitare, por jo edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Cila do të jetë tema e diskutimit mes palëve ende nuk dihet, madje këtë nuk e dinë as partitë opozitare. Kështu deklaroi sot deputetja e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, raporton Gazeta Enigma.
“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet. Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përketë takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami.
Mirëpo, analisti për çështje ndërkombëtare, Shqiprim Pula tha për Gazetën Enigma se vizita e të dërguarve ndërlidhet me nevojën e domosdoshme për të përafruar dhe për të përfituar vullnetin e të dy palëve për zbatueshmërinë e vendimeve.
Pula thekson se takimi i të dërguarve special me opozitën do të ndodhë për t’i njoftuar me zhvillimet si ato në Bruksel dhe për takimet e radhës që janë paralajmëruar edhe nga zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borell.
“I dërguauri special i SHBA-së dhe i dërguari special i Unionit Evropian, që të dy do të kenë takime me opozitën për t’i njohur me zhvillimet si ato në Bruksel dhe takimet e radhës që janë paralajmëruar edhe nga zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borell”, theksoi Pula.
Ndryshe, Borell para datës 1 shtator do t’i thërras palët në dialog edhe për një takim të radhës në mënyrë që të përafrohen qëndrimet e tyre për sa i takon zbatueshmërisë së dy vendimeve të qeverisë së Republikës së Kosovës, atë të targave dhe të letërnjoftimeve.
Ndërkaq, sipas analistit Pula arsyeja tjetër mund të jetë edhe njohja e drejtëpërdrejtë ndaj udhëheqësve të partive opozitare.
“Arsye shtesë mund të jetë edhe njohja e drejtëpërdrejtë ndaj udhëheqësve të partive opozitare, dhe besoj që nuk ka asgjë tjetër përjashtimisht njoftimit që është konsideruar i arsyeshëm në mënyrë që të bëhen të ditura detajet dhe veprimet e mëtejshme për sa i takon insistimit se ato dy vendime duhet të zbatohen”, tha Pula.
Sipas Pulës, udhëheqësit e partive parlamentare opozitare do të duhej që t’i ofronin mbështetje çdo lloj veprimi politik e institucional që ka të bëjë me shtritjen e autoritetit shtetëror në veriun e vendit.
Ai thekson se kjo duhet të ndodhë në mënyrë që veriu i vendit përfundimisht të inkuadrohet nën ombrellën e qeverisë qëndrore të Republikës dhe gjithashtu sipas tij shtrirja institucionale e Kosovës, shtetësia të forcohet dhe subjektiviteti i Kosovës të forcohet në raport me faktorët ndërkombëtarë.
“Përtej kësaj nuk ka ekuivokesh të cilat mund të konsidrohen si të veqanta, por veqantia e kësaj është se dy të dërguarit special do ta vizitojnë edhe Beogradin dhe përpjekja është të evitohet edhe gjuha aspak fqinjësore nga ana e Serbisë, por kjo është më tepër rezulat se Brukseli zyrtar ka lejuar dhe i ka dhënë një komoditet politik Serbisë që sot të refuzojë zbatimin e vendimeve të cilat paraqesin karakterin shtetëror”, tha ndër të tjera Pula.
“Vendimet janë me efekte të përgjithshme”, kështu tha analisti Pula, duke theksuar se në këtë kuptim qeveria e Serbisë prej vitesh ka jetësuar një standard i cili kishte të bënte me tabelat e shtetasve të Republikës së Kosovës, ndërkaq Kosova nuk ë kishte bërë një të të tillë.
Sipas tij tani kur Kosova tenton ta bëjë po të njëjtin veprim politik dhe institucional përkundër faktit që këto dy vendime kanë bazë që nga marrëveshja e Brukselit, Serbia refuzon t’i zbatojë.
“Vendimet janë me efekte të përgjithshme, në këtë kuptim qeveria e Serbisë prej vitesh ka jetësuarnjë standard i cili kishte të bënte me tabelat e shtetasve të Republikës së Kosovës, ndërkaq Kosova nuk e kishte bërë një gjë të tillë dhe tani kur Kosova tenton ta bëjë po të njëjtin veprim politik dhe institucional përkundër faktit që këto dy vendime kanë bazë që nga marrëveshja e Brukselit, Serbia refuzon t’i zbatojë”, tha ai.
Në këtë kuptim, Pula thotë se “Brukseli zyrtar do të duhej t’i tërhiqte vërejtje Serbisë, madje ta paralajmëronte për ndonjë ndëshkim eventual për sa i takon procesit të saj në rrugën e anëtarësimit në Unionin Evropian, në mënyrë që Serbia ta kuptoj domosdoshmërinë e raportit fqinjësor”.
Ndryshe, vlen të theksohetvizita e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë vjen në javë para se të fillojë reciprociteti me dokumente dhe targa, i kundërshtuar nga Serbia dhe disa serbë lokal. /Gazeta Enigma/.