Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ftuar kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç, për të diskutuar për pakicën serbe në Kosovë, pas disa deklaratave që ajo i dha, shkruan GazetaEnigma.
Krasniqi ftesën drejtuar Brnabiç e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, teksa ka theksuar se do të diskutohet për Këshillat Kombëtare të pakicave.
“Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: