A po rikthehet Besa e Pejës në futbollin kosovar?

A po rikthehet Besa e Pejës në futbollin kosovar?

Besa e Pejës prej sezonit 2023/2024 është shuar dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë rang të garave në futbollin kosovar.

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës kishte pasur krizë të madhe në sezonit e fundit duke bërë që mos t’i mbijetojë problemeve financiare.

Mirëpo gjatë të hënës përmes rrjeteve sociale është bërë e ditur se klubi pejan do t’i rikthehet futbollit me dizajn të ri, shkruan Gazeta Enigma.

“Peja City” bën të ditur se shumë shpejtë do të bëhen të ditura detajet tjera për rikthimin e Besës.

Related Articles