A u arrestua Haxhi Shala, flasin nga Specialja

A u arrestua Haxhi Shala, flasin nga Specialja

Sot është raportuar se Gjykata Speciale ka arrestuar Haxhi Shalën, i njohur edhe si komandant “Topi”, raporton Gazeta Enigma.

Por nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë njoftuar nëse kjo realisht ka ndodhur.

Ata kanë thënë se janë duke zhvilluar një operacion dhe se nuk kanë komente.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigje.

Related Articles