Statovci: Ndaq n’7, ndaq n’10:00, Ballkani t’i mposhtë Dritën edhe Llapin 10 herë në ditë

Statovci: Ndaq n’7, ndaq n’10:00, Ballkani t’i mposhtë Dritën edhe Llapin 10 herë në ditë

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe ndaj FC Ballkanit në derbin e xhiros së 17’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me rezultatin final në 5:3, skuadra e Tahir Batatinës i befasoi të gjithë, duke mposhtur kampionin aktual të elitës së futbollit kosovar.

Por, përkundër fitores së Llapit, trajneri Farku Statovci dha një deklaratë mjaft interesante mbrëmë për klubin e Ballkanit.

Edhe pse Ballkani humbi me rezultat befasues ndaj Llapit, Statovci qëndron te mendimi se skudra e udhëhequr nga Ilir Daja është në gjendje që ta mposhtë skudrën e Batatinës dhe Dritës 10 herë brenda ditës.

“Me lujt komplet Ballkani t’i mun 10 herë në ditë Dritën edhe Llapin, ndaq n’7, n’10:00, n;12:00 sa herë niset autobusi Prishtinë – Podujevë t’i mun”, tha Faruk Statovci për Dueli Sportiv.

Kujtojmë se Ballkani aktualisht ndodhet në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës me 38 pikë të grumbulluara, pas tij vjen Drita me 31 dhe Llapi që merr vendin e tretë me 31 pikë.

Related Articles