A u përgjuan nga Specialja Thaçi, Veseli e Selimi në Hagë – Kryegjyqtari Smith i përgjigjet mbrojtjes së tyre

A u përgjuan nga Specialja Thaçi, Veseli e Selimi në Hagë – Kryegjyqtari Smith i përgjigjet mbrojtjes së tyre

Në fillim të seancës së të hënës në rastin më të madh të Speciales, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith i është përgjigjur kërkesës së përbashkët të mbrojtjes për të mos iu përgjuar komunikimet klient-avokat. Smith tha se asnjëherë nuk janë urdhëruar përgjime të tilla.

“Fillimisht do t’i lëshojmë dy urdhra me gojë. I pari ka të bëjë me kërkesën e përbashkët të mbrojtjes për mbrojtje të privilegjit ligjor. Më 17 qershor 2024 të katërta ekipet e mbrojtjes dorëzuan njëherësh një kërkesë para këtij trupi gjykues si dhe gjyqtarit individual. Ishte një kërkesë e përbashkët e mbrojtjes për mbrojtjen e privilegjit ligjor…Më 28 qershor 2024 u përgjigj Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtja nuk u kundërpërgjigj. Më korrik 2024 gjyqtarja e vetme lëshoi vendim mbi kërkesën e mbrojtjes për garantimin e mbrojtjes së privilegjit ligjor. Trupi gjykues po ashtu vëren që në vendimin e 16 korrikut 2024 gjyqtari I vetëm konfirmoi se nuk kishte bërë monitorim të komunikimeve të privilegjuara në asnjë formë as të bisedave personale as të telekomunikimeve as të korrespondencës me shkrim dhe as të dokumentacionit (të shkëmbyer v.j) mes të akuzuarve dhe avokatëve të tyre në objektin e paraburgimit. Së dyti, garantojmë mbrojtjen që nuk ka asnjë urdhër për monitorim të komunikimit të tyre me të akuzuarit në asnjë formë në qendrën e paraburgimit”, tha Smith.

Të akuzuarit janë përgjuar paraprakisht në qendrën e paraburgimit.

Nëntorin e vitit të kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar pjesë të përgjimeve te dokumentet publike të gjykatës, ku pretendohet se të akuzuarit me përjashtim të Jakup Krasniqit i kanë çuar fjalë (përcjellë mesazhe) dëshmitarëve përmes vizitorëve të tyre duke i udhëzuar se çfarë duhet të thonë para gjykatës.

Related Articles