Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se të shtunën në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në këtë seancë.
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka tha se do të marrin pjesë në këtë seancë.
“Po AAK do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme”, tha Blaka.
Kujtojmë se PDK-ja përmes një konferencë për media bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme ku pritet të diskutohet mbi referendumin serb në Kosovë. Ndërsa nga LDK-ja do të vendosin të shtunën. /Gazeta “Enigma”/