Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se nuk e përkrah ndryshimin e Kodit Civil, me anë të cilit personat e gjinisë së njëjtë do të mund të martoheshin.
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka bërë të ditur se pas kërkesave të shumta nga elektorati i tyre do të votojnë kundër ndryshimit të Kodit Civil, shkruan Gazeta Enigma.
“Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, ka shkruar Besnik Tahiri./GazetaEnigma/