Ashtu siç paralajmëruan të martën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pritet që sot t’i dorëzojë kërkesën me 40 nënshkrime Kuvendit të Kosovës për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo parti opozitare tashmë i ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës.
Ndërkaq këto nënshkrime do t’i dorëzojë shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.
Kujtojmë se sot pritet të mblidhet Kuvendi në seancë të rregullt./ Gazeta Enigma.