Të enjten është zgjedhur kryesuesi i Kuvendi Komunal në Gjilan, Ariant Sadiku nga LVV.
Në mesin e asambleistëve që votuan pro ishte edhe Ardita Ukshini nga grupi i asamblesitëve të AKK-së.
Për këtë arsyeje, AAK e ka përjashtuar nga partia asambleistën Ukshini.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan pas analizimit të seancës së sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:
Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.
Arsyetim:
Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare.
Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan!”, thuhet në komunikatën e tyre./Gazeta “Enigma”/