Abazi: Kurti është një komunist, përmes Gërvallës po synon ta shkatërroj presidenten

Abazi: Kurti është një komunist, përmes Gërvallës po synon ta shkatërroj presidenten

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës Haki Abazi thotë se kryeministri Kurti përmes ministres Gërvalla siç thotë ai po tenton ta shkatërroj presidenten e vendit.

Ai për këto veprime e ka kritikuar kryeministrin duke thënë se është një komunist.

Sipas Abazit, kreu i VV-së po vepron njëjtë me Osmanin ashtu siç ka vepruar dikur me të.

“Nuk ka të bëjë fare me Gërvallën e Osmanin, por me strategjinë e Kurtit për ta shkatërruar Vjosa Osmanin. Kurti është një komunist i cili do me shkatërrua opozitën e sidomos të djathtën në Kosovë, strategji e njëjtë siç ka ndodh në Shqipëri dhe po shihet rezultati i qasjes së tij ndaj Osmanit njëjtë sikur me mua kur i kemi fituar zgjedhjet e para kundër Osmanit, është fenomen i vazhdueshëm”, tha Abazi.

Ish-deputeti i VV-së ka pretenduar se Kurti duke përdorur Gërvallën dëshiron ta shkatërroj Listën Guxo.

Abazi thotë se do të dështoj kryeministri pasi sipas tij, qytetarët e kanë kuptuar ‘djallëzin’ e tij

“Kurti po e përdor një njëri të dobët si Gërvallën pa kurriz e pa asnjë përvojë politike për ta shkatërruar Listën Guxo dhe tani ju ka drejtuar koalicionit të një pjese të PDK-së, pjesën e LPK-së ku po dëshiron me bërë parapërgatitje për koalicion ku mendoj që kjo do të dështoj se çdo ditë po e kuptojnë qytetarët djallëzinë e tij”, theksoi Abazi për Front Online.

Related Articles