Anëtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi pretendon se ajo që ndodhi sot në veri, ku serbët morën vendim për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, duhet të lexohet pak më ndryshe.
Abazi thotë se kjo është një tentativë e Beogradit për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, e kjo thotë ai se po bëhet në bashkëpunim me të “të gjithë ata politikanë të korruptuar shqiptarë që e kanë halë në sy këtë qeveri”.
“Një mënyrë tjetër për ta lexuar atë që po ndodh në pjesën veriore të Kosovës është: tentativë e Beogradit zyrtar për ta rrëzuar qeverinë Kurti, në bashkëpunim më të gjithë ata politikanë të korruptuar shqiptarë që e kanë halë në sy këtë qeveri, dhe që janë gati t’i hapin rrugë kërkesave të Serbisë në Kosovë”, shkruan Abazi.