Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës

Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të bëjë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij.

Me bashkëpunëtorë, Abdixhiku do të shkojë tek varri në orën 10:00.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot shënohet 16 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ndërsa u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. /Gazeta Enigma/.

Related Articles