Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun ka shpallur fitoren në pesë komuna, raporton Gazeta enigma.
Abdixhiku ka thënë se pos Prishtinës, LDK-ja ka fituar edhe në Pejë, Viti, Dragash e Junik në balotazh, pos Lipjanit e Istogut që kishte fituar në raundin e parë.
Sipas tij, me shtatë komuna “LDK-ja është partia me numrin më të madh të komunave me të cilat do të qeverisë”.
