Abdixhiku: LDK-ja më nuk mund të vazhdoj siç ka qenë, brenda 100 ditëve riorganizim i të gjitha strukturave

Abdixhiku: LDK-ja më nuk mund të vazhdoj siç ka qenë, brenda 100 ditëve riorganizim i të gjitha strukturave

Pas përfundimit të Kuvendit, Abdixhiku tha se sot miratuan dy deklarata, njëra mbi gjendjen politike në vend, e tjetra për organizimin e LDK-së.

Ai tha se LDK-ja do të ketë një angazhim strukturor brenda gjithë Kosovës.

“LDK-ja nuk mund të vazhdojë siç ka qenë tha ai”.

Abdixhiku tha se 100 ditëve do të ketë një riorganizim në të gjitha strukturat gjithandej Kosovës.

“Miratuam dy deklarata në këtë Kuvend që do të bëhen publike. Njëra mbi gjendjen politike në vend dhe tjera për organizimin e LDK-së. Ky organizim dhe riorganizim duhet të nisë sa më parë në mënyrë që LDK0ja të jetë funksionale në çdo degë dhe nëndegë. Rruga përpara e LDK-së ka emër – rimëkëmbje dhe kjo bëhet me natyrën e përafrimit. Unë ju bëj thirrje të gjithëve pa dallim, edhe atyre që kanë qenë të kënaqur, por sidomos ata që kanë qenë të pakënaqur me politikën e LDK-së dhe sidomos ata që kanë pasur funksione të larta, të vijnë dhe të rreshtohen prapa qëllimit të përbashkët të anëtarësisë sonë. Pas çdo vendimi të shumicës do të ketë rreshtim prapa një ideje më madhore, e kjo kërkon përgjegjësi. Gjërat nuk mund të vazhdojnë siç i kemi pasur deri më tani, procesi demokratik ka fillim dhe përfundim. Nga e hëna do të kemi një angazhim strukturor gjithandej Kosovës. I bëj thirrje të gjithë atyre të dëshpëruarve, të dorëhequrve ose jo të kthehen brenda shtëpisë së tyre”, u shpreh Abdixhiku.

Related Articles