Abdixhiku: Mbi sakrificën e familjes Jashari, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri

Abdixhiku: Mbi sakrificën e familjes Jashari, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorët e tij, të hënën ka bërë homazhe tek varrezat e Familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast Abdixhiku ka thënë që mbi sakrificën e familjes Jashari, ka lindur edhe përpjekja për “liri, shtet dhe pavarësi”.

“Sot nderojmë 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull ranë heroikisht familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi. Mbi sakrificën e familjes Jashari, të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të UÇK-së qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane. Këtë rrugë, në këtë ditë, duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku. / Gazeta Enigma.

Related Articles