Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në serinë e “hajde folim”, është pyetur nga një i ri se çfarë do të bëjë nëse vjen në krye të shtetit, për të rinjtë që po ikin nga vendi.
Abdixhiku e cilësoi këtë çështje si një nga problemet më bazike që has Kosova tash e një kohë.
Por, sipas tij, duhet të veprohet shpejtë dhe të investohet.
“Në momentin që ne humbin të rinjtë tonë, pasurinë më të madhe kombëtare që e kemi, kemi dështuar si komb. Duhet të veprojmë shpejt dhe kjo shpejtësi veprimi nënkupton investime kapitale që Kosova nuk i ka parë tash e 27 vite. Shumë investime, kemi punë ku të investojmë mjaft. Në çdo sektor që e prek mundesh me investu diçka”, është deklaruar Abdixhiku në videon e publikuar në Facebook.
