Asamblistët në Mitrovicë të Veriut miratojnë largimin e simbolit “E dua Mitrovicën”

Asamblistët në Mitrovicë të Veriut miratojnë largimin e simbolit “E dua Mitrovicën”

Asamlistët në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, miratuan me 10 vota për dhe 5 kundër futjen në rend dite të kërkesës së Listës Serbe, për largimin e instalacionit “I love Mitrovica”, të vendosur nga administrata e kaluar komunale në tetor të vitit të kaluar.

Pika u shtua në momentet e fundit, ndonëse nuk kishte qenë pjesë e materialeve të shpërndara paraprakisht për këshilltarët, çka nxiti reagime dhe akuza për mungesë transparence dhe improvizim procedural.

Kundër këtij propozimi dolën këshilltarët e iniciativës “Sever za Sve”, Marko Jakshiq dhe Ivan Miletiq, si dhe Ivan Orlloviq nga “Srpska Demokratija”, të cilët theksuan se vendime të tilla nuk duhet të shtyhen pa paralajmërim dhe pa debat institucional serioz.

Po ashtu, kundër votuan edhe Aida Ferati-Doli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emir Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Debati lidhet me ndryshimet e bëra më 2 tetor 2025, kur administrata e udhëhequr nga Erden Atiq hoqi simbolin cirilik “Ja volim Kosovsku Mitrovicu” dhe vendosi instalacionin e ri me alfabet latin “❤︎. Mitrovica”, me dizajn dhe stemë të re komunale.

Related Articles