Abdixhiku në 31 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese: Mos ta lejojmë zbehjen e këtij projekti për të cilin u flijuan shumë gjenerata

Abdixhiku në 31 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese: Mos ta lejojmë zbehjen e këtij projekti për të cilin u flijuan shumë gjenerata

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është njëra ndër ngjarjet përcaktuese dhe qartësisht orientuese që i paraprinte idesë fillimisht të trajtimit të barabartë të Kosovës si pjesë e federatës së RFJ-së.

Abdixhiku thekson se deklarata e miratuar nga delegatët e asaj kohe ishte edhe sot e kësaj dite mbetet si njëra ndër momentumet më të rëndësishme të artikulimit të vullnetit politik të një populli të shtypur dhe të diskriminuar ndër dekada.

“Deklarata e miratuar nga delegatët e asaj kohe ishte edhe sot e kësaj dite mbetet si njëra ndër momentumet më të rëndësishme të artikulimit të vullnetit politik të një populli të shtypur dhe të diskriminuar ndër dekada.

Abdixhiku tha se nuk guxojmë assesi ta lejojnë zbehjen e këtij projekti për të cilin u flijuan gjenerata të tëra.

“Sot, tri dekada nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kosova është shtet i pavarur dhe ndonëse me probleme dhe sfida të shumta, prandaj ne nuk guxojmë assesi ta lejojmë zbehjen e këtij projekti për të cilin u flijuan gjenerata të tëra.

“Në këtë ditë të rëndësishme, u shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, që ta artikulojnë vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi dhe t’i hapin rrugën Kosovës drejt shtetformimit”. 

Related Articles