Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, të martën ka bërë homazhe tëk shtatorja e veprimtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili u vra 23 vjet më parë.
Në një prononcim për medie, Abdixhiku tha se nuk do të mbesin të qetë pa u zbuluar vrasja tinëzare e Malokut.
“Ne e nderojmë dhe kujtojmë veprën e tij. Në këtë ditë, në këtë 23 vjetor të trishtë për familjen e tij dhe për LDK-në, nuk do të mbesim të qetë as ne dhe as një qytetar i Kosovës derisa të zbulohet plotësisht e vërteta për vrasjen tinëzare të tij”.
Tutje Abdixhiku vrasjen e Enver Malokut, thotë se e kujton si tronditje të madhe për të gjitha familje shqiptare.
“Vrasja e një figure e lëvzjës paqësore të Kosovës ka qenë vrasje e ëndrrave tona për liri. Ka qenë tronditëse për çdo familje shqiptare”, u shpreh ai, duke theksuar se Enver Maloku në terrin informativ që po e përjetonte Kosova, e bëri të vërtetën burim të informacionit gjithandej nëpër botë.
“Si pararëndes i gazetarisë moderne të Republikës së Kosovës në gjithë terrin informativ që Kosova po përjetonte si themelues dhe prijës i Qendres për Informim të Kosovës hapi një dritare të informacionit që e bëri të vërtetën burim të informacionit gjithandej nëpër botë”, ka përfunduar Abdixhiku./Gazeta “Enigma”/