Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka premtuar mësim tërëditor në secilën komunë të Kosovës dhe ndërtimin e 80 çerdheve të reja.
Kjo sipas tij, do bëhet me investim 1 miliard euro për reformë në arsim.
“Prezantova planin tonë të madh kombëtar për reformën në arsim: plot 1 miliard euro investim për mësim tërëditor në secilën komunë të Kosovës dhe ndërtimin e 80 çerdheve të reja për më të vegjlit tanë. Që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës. Që asnjë fëmijë të mos mbetet pas për shkak të varfërisë. Që shkolla të bëhet hapësirë zhvillimi dhe mundësish, jo thjesht vend kujdesi. Mësimi tërëditorë që premtohet sot nga secila parti; është projekt i ideuar e realizuar me sukses nga LDK-ja në Prishtinë. Koha ta bëjmë standard gjithandej”, ka shkruar Abdixhiku.
