Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në një takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Abdixhiku pas takimit ka thënë se Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik.
“Sot, me bashkëpunëtorë, prita në selinë e LDK-së, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Biseduam hapur për vizionin tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon; perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik”, ka thënë Abdixhiku.
Ndryshe, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ndërsa sot do të takohet me liderët shtetërorë e politikë. /Gazeta Enigma/.