Abdixhiku uron Ditën e Kushtetutës, thotë se pesë ministra të Kurtit janë shkelës të saj

Abdixhiku uron Ditën e Kushtetutës, thotë se pesë ministra të Kurtit janë shkelës të saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pesë ministra të Qeverisë Kurti e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social të Facebook, ka thënë se këta ministra duhet të kujtohet në Ditën e Kushtetutës si shkelës të saj.

“Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje. Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?”

“Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Related Articles