Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve “Dardanët”, për festat e fundvitit kanë shpërndarë dhurata dhe fanella të përfaqësueses për fëmijët në Shoqatën Down Syndrome Kosovë.
Ademi tha se është mision i shenjtë të merresh me fëmijët me Down Syndrome. Madje ai tha se po punojnë në një stadium për këto kategori.
“Pjesa më e dashur e jona. Prandaj edhe sot kemi ardhur ne si komunitet i sportit bashkë me Edon Zhegrovën. Kemi ardhur sot, po duam me qenë afër juve. Sot është një simbolikë që janë edhe festat, por gjithsesi federata jonë do të jetë afër kësaj kategorie”.
“Mund të vini ta zhvilloni aktivitetin e juaj atje. Besoj se ka pranvera do të kryhet, kjo është lajm i mirë për ta që do të jenë pjesë e të gjitha garave”.
Përderisa Ademi i ka dhuruar kësaj organizate një kartelë me të cilën mund të tërhiqen çdo herë aq bileta sa të duan për ndeshjet e përfaqësuese.
“Për çfarë do kërkese, për çfarëdo nevojë mund të paraqiteni lirisht në organet tona”.
Futbollisti Edon Zhegrova tha se është kënaqësi t’i përkrahin këta fëmijë.
“Gjithmonë jam i hapur për çdo institucion, për çdo fëmijë”.
Marigona Sadiku, nga kjo shoqatë ia prezantoi aktivitetet që ata bëjnë me fëmijët.