Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka uruar KF Deçanin dhe KF Opojën për titujt e kampionit në Ligën e Tretë.
Deçanasit sot festuan titullin e kampionit në këtë rang garash. I pari i futbollit kosovar përmes llogarisë së tij në rrjetët sociale, ka përgëzuar Deçanin për suksesin e arritur.
“Urime KF Deçani titulli i kampionit në Ligën e Tretë – Rajoni i Dukagjinit Grupi B
Ishte kënaqësi të isha pjesë e festës deçanase dhe ta ndaja trofeun e kampionit për skuadrën e Deçanit, pas një edicioni mbrësëlënës në këtë nivel garash, ku numri i talenteve është shumë i madh. Suksese të mëtejme!
“Urime KF Opoja titulli i kampionit në Ligën e Tretë – Rajoni i Dukagjinit – Grupi A. Suksese edhe në të ardhmen!”, ka shkruar Ademi.