Më 21 tetor 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të organizojë një ushtrim emergjence në shkallë të plotë.
Si pjesë e këtij ushtrimi, do të jenë të përfshirë njësi zjarrfikëse, policore dhe autoambulanca, duke simuluar situata reale për të testuar gatishmërinë dhe koordinimin e institucioneve përgjegjëse në raste emergjence.
Ushtrimi ka për qëllim përmirësimin e përgjigjes ndaj situatave kritike dhe rritjen e sigurisë për pasagjerët dhe stafin e aeroportit.