Afër 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Afër 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë


Numri i rasteve aktive, por edhe infeksionit me COVID-19 ka rënë në përgjithësi në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 484 raste që nga shfaqja e pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 227,838.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 224,216 persona, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 3,138 viktima

Po ashtu prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. / Gazeta Enigma.

Related Articles