Afrim Muçiqi kundër masave të qeverisë: Zotohemi që të gjitha përgjegjësitë do t’i pranojmë

Afrim Muçiqi kundër masave të qeverisë: Zotohemi që të gjitha përgjegjësitë do t’i pranojmë

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme ka kundërshtuar masat e miratuara të martën nga Qeveria e Kosovës



Këngëtari Afrim Muçiqi, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë t’i rishikojnë edhe njëherë masat.

Sipas tij, vazhdimisht janë shkelur nga ana e Qeverisë duke mos u marrë për bazë kërkesat e tyre.

“Ky vendim i mbrëmshëm është i papranueshëm për ne. Jemi zotuar se do t’i marrim të gjitha përgjegjësitë ku çdo pronar nuk do të lërë asnjë person pa vaksinë brenda. Ne u tradhtuam nga ai takim”.

“Është rebelim i atyre që përfaqësojmë. I bëjmë thirrje ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë ta rishikojë edhe njëherë këtë vendim. Ne nuk jemi kundër masave mirëpo jo në këtë formë të anashkalojnë sepse është shkelje e bizneseve”.

“Ne zotohemi që të gjitha përgjegjësitë ne do t’i pranojmë. Na than se nuk na lejohet edhe ne ta kryejmë punën do të shkojmë në një padëgjueshmëri sepse është boll dhe e stërëtepruar”./Gazeta “Enigma”/

Related Articles