Afrohet virusi kinez në Kosovë, konfirmohet një rast në Greqi

Afrohet virusi kinez në Kosovë, konfirmohet një rast në Greqi

Para pak ditësh një virus i ri ka shpërthyer në Kinë.

Bëhet fjalë për virusin HMPV, i cili në pak kohë është bërë lajm në të gjithë botën, e shumë njerëz janë alarmuar.

Së fundmi është konfirmuar një rast në Selanik, si i prekur me këtë virus.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar, i cili aktualisht është i shtruar në spitalin Papanikolaou.

Lajmin e ka publikuar stacioni televiziv privat Open, ndërkohë që priten deklaratat zyrtare nga autoritetet.

Metapneumovirusi, i njohur për mjekët, ka shkaktuar një pandemi në Kinë prej disa javësh.

Rasti në fjalë u identifikua tek 71-vjeçari, i cili ka pasur kontakt me vajzën e tij, e cila udhëtoi drejt Kinës gjatë festave të fundvitit.

Pas kthimit, babai i saj filloi të shfaqë simptomat e para të sëmundjes.

Siç njofton A2 Televizion, transmeton Gazeta Enigma, ai e vizitoi fillimisht një klinikë private dhe më pas, më 3 janar, u shtrua në spitalin Papanikolaou, që ka një nga klinikat më të avancuara të mushkërive.

Pas një testi PCR të kryer të shtunën, të hënën u konfirmua se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV. /Gazeta Enigma

Related Articles