Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi përmes një konference për media ka shpalosur programin e tij për mandatin e ri të postit të presidentit të këtij institucioni.
Fillimisht, presidenti Ademi gjatë kësaj konference foli për të arriturat e Kosovës gjatë mandatit të tij të deritanishëm, shkruan Gazeta Enigma.
Para se të fillonte shpalosjen e programit për mandatin e ri te postit të presidentit, Ademi tha se shteti i Kosovës ka dy uniforma të shenjta: Uniformën e UÇK-së dhe Uniformën e Kombëtares së Kosovës.
“Shteti jonë ka dy uniforma shpirtërore: Uniformën e UÇK-së dhe Uniformën e Kombëtares së Kosovës”, tha Ademi.
Ndërkaq, presidenti Ademi tregoi që Kosova është në rrugë të mirë për të arritur kualifikimin, dhe do të bëjë çmos duke luftuar që të sigurojë biletën tutje për në UEFA Nations League.
/Gazeta Enigma/