Agim Ademi tregon se një tjetër fushë stërvitore ka nisur

Agim Ademi tregon se një tjetër fushë stërvitore ka nisur

Vetëm pak ditë pasi u finalizua projekti i fushës së stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë, presidenti i FFK-së Agim Ademi ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i një fushe tjetër stërvitore në vendin tonë.

“Po përgaditet edhe një fushë stërvitore në Kosovë. Po vazhdon projekti ynë që çdo 45 ditë ta kemi nga një fushë të re. Vazhdojmë nga projekti në projekt me krenari e përgjegjësi!”, ka shkruar i pari i futbollit kosovar në Instagram.

Në fakt, Federata e Futbollit e Kosovës në dy vitet e fundit ka vendosur t’i kushtojë vëmendje të madhe përmirësimit të infrastrukturës së futbollit dhe krijimit të kushteve më të mira për të gjithë ata që janë pjesë e futbollit. Tashmë në shumë qytete e fshatra janë ndërtuar fusha stërvitore, të cilat i mundësojnë klubeve dhe shkollave të futbollit që ta kenë më të lehtë zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Related Articles