Agim Admi: Stadiumi i KF Vjosa së shpejti do të pësojë një transformim të madh 

Agim Admi: Stadiumi i KF Vjosa së shpejti do të pësojë një transformim të madh 

Kryetari i Futbollit i Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se një stadium i ri po bëhet gati, shkruan Gazeta Enigma.

Ademi ka njoftuar se FC Vjosa nga Shtimja do të bëhet me një stadium modern.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:

Një tjetër projekt ka filluar të realizohet. Stadiumi i KF Vjosa së shpejti do të pësojë një transformim të madh dhe ne jemi krenarë të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me komunitetin e futbollit në Shtime dhe më gjerë.

Federata e Futbollit e Kosovës po kryen një përmirësim të thellë në fushën e këtij stadiumi, me qëllim që të krijojë një ambient më të mirë për lojtarët e KF Vjosa dhe talentet e kësaj ane.

Me fushën e re dhe të kualitetit të lartë po e ndihmojmë KF Vjosa dhe komunitetin e futbollit në qytetin e Shtimes.

 Ky projekt dhe të tjerët që po finalizohen dita ditës janë shembulli më i mirë i angazhimit tonë për futbollin dhe të rinjtë që janë të pasionuar për këtë sport.

Vazhdojmë nga projekti në projekt në çdo pjesë të vendit!

#BashkëPërFutbollin

PROMO

Related Articles