Agjencia e Menaxhimit Kufitar: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve

Agjencia e Menaxhimit Kufitar: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve

Agjencia e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se situata me vërshimet paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.

AMK njofton se rajonet më të prekura janë Fushë Kosova. Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

Derisa, njoftojnë se në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.

“Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm. Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent  Agjencisë Menaxhimit Emergjent”, njofton AMK.

AMK apel qytetarët që të mos kalojnë në zona të veshura, të raportojnë për çdo rrezik, dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.

Related Articles