AGK-ja dënon paralajmërimin e Faton Pecit kundër disa gazetarëve

AGK-ja dënon paralajmërimin e Faton Pecit kundër disa gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, deklaron se janë shumë të shqetësuar për paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci, i cili tha se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje AGK paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve e vlerëson si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë.

“Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve”.

AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme.

“Zoti Peci ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe AGK-ja e fton që të heqë dorë nga kjo praktikë shumë e dëmshme për demokracinë në Kosovë”.

Related Articles