Akil Gjakova e nis mbarë Europianin e xhudos

Akil Gjakova e nis mbarë Europianin e xhudos

Akil Gjakova e ka nisur me fitore Europianin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në raundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova fitoi me IPPON ndaj xhudistit austriak, Samuel Gassner, shkruan Gazeta Express.

Xhudisti kosovar ishte duke pësuar me Wazzari, por në minutin e fundit, arriti të bëjë një hedhje fantastike dhe ta mbyll lojën me IPPON.

Në raundin e parë, Gjakova kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e tretë, ai do të ndeshet me fituesin e duelit mes Benjamin Levy të Britanisë së Madhe dhe grekut Nikolaos Gkinis

Related Articles