Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka kaluar në raundin e tretë të Grand Prixit që po mbahet në Linz të Austrisë.
Gjakova i ka nisur mirë garat në Austria, duke fituar në dy raundet e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në raundin e parë, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Në raundin e dytë, Gjakova u ndesh me me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker.
Edhe austriaku e pati fatin e njejte duke pësuar humbje brenda minutës së parë, duke u mposhtur me ‘ippon’.
Me këtë fitore, xhudisti jonë kalon në raundin e tretë, ku do të ndeshet me Martin Hojak i Sllovenisë.
Përveç Akilit, sot do të garojnë edhe Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, ndërsa nesër (e shtunë) do të garoj Shpati Zeka.