Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë.
Ai e mposhti në gjysmëfinale moldavin Petru Pelivan me Ippon.
Në finale, Gjakova do të përballet me fituesin e duelit Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.
Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka humbur në gjysmëfinale nga gjeorgjiania Eteri Liparteliani.
Krasniqi në gjysmëfinale u mposht nga gjeorgjiania me wazari
Tani, ajo për vendin e tretë do të luftojë me Distria Krasniqin.
Për ta shikuar live ndeshjet e mbetura, përfshirë finalen ku është kualifikuar Akili, shfaqet në kanalin 4 të RTK.
Gjithashtu, mund ta shihni live në këtë link: