Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete afër stacionit të trenit në Pejë.
Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.
Rastin e kanë konfirmuar nga policia rajonale në Pejë.
“Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë për Sinjalin Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Teksa, mediat lokale kanë publikuar edhe fotografi nga aksidenti./Sinjali/